Vende të lira të punës (58) | Gjilan

Vende të lira të punës (58) | Gjilan

Publikues:

Gjilan

Kategoria:

Kërkoj Puntorë

Lokacioni:

Gjilan

Telefoni:

0280 320 781

Përshkrimi:

DREJTORIA E ARSIMIT

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë :

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

NË KOHË CAKTUAR

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta
SHFMU “Ibrahim Uruçi” në Bresalc
Një mësimdhënës i lëndës së Kimisë 14 orë
Një mësimdhënës klasor, zëvendësim deri më 31.08.2019
Një mësimdhënës klasor prej datës 11.03.2019
Një mësimdhënës i gjuhës gjermane me plotësim norme në SHFMU”Fetah Qerimi” dhe SHFMU”Afërdita”
SHFMU “Sadullah Brestovci” në Gjilan
Një mësimdhënës, i lëndës së ed.fizike për 12 orë në kohë të caktuar deri më 30.06.2019
Një mësimdhënës, e gjuhës angleze 10 orë, pushim pa pagesë 31.08.2019
Një edukatore mbështetëse
SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan
Një mësimdhënës i lëndës së Muzikës
Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë prej 31.03.2019
Një mësimdhënës i gjuhës angleze, pushim pa pagesë deri më 31.03.2019
SHFMU “Vehbi Ibrahimi” në Uglarë
Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë
Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë
SHFMU “Ramiz Cernica” në Cernicë
Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane plotësim norme në SHFMU”Dëshmorët e Kombit”, SHFMU”Nazmi Hoxha” dhe SHFMU”Zija Shemsiu”
Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut me 11 orë, plotësim norme SHFMU”Dëshmorët e Kombit”
Një mësimdhënës klasor paralelja e ndarë në Kravaricë, zëvendësim vendi i drejtorit të shkollës
SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në velekincë
Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe për 12 orë zëvendësim pushim pa pagesë me kontratë të punës deri më 31.08.2019
SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër
Një mësimdhënës për gjuhë gjermane, plotësim norme në SHFMU”Bajram Curri”.
Një mësimdhënës klasor në vend të zv.drejtorit
SHFMU “Dëshmoret e Kombit” në Livoq të Ulët
Një mësimdhënës i lëndës së Biologjisë 16 orë
Një mësimdhënës i gjuhës shqipe, pushim pa pagesë deri 19.12.2019
Një mësimdhënës klasor, pushim i lehonisë
SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan
Një mësimdhënës të ciklit klasor
SHFMU “Skënderbeu” në Përlepnicë
Një Edukatore në Këmetovc
Një mësimdhënës i gjuhës angleze, pushim i lehonisë prej 14.01.2019
Një mësimdhënës klasor, klasa e kombinuar, pushim pa pagesë prej 14.01.2019 deri 31.03.2019
SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan
Një mësimdhënës klasor
Një mësimdhënës klasor zëvendësim pushim i lehonisë deri 13.05.2019
Një mësimdhënës klasor zëvendësim pushim i lehonisë deri më 19.06.2019
SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan
Një mësimdhënës i lëndës së matematikës 13 orë plotësim norme në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”
Një mësimdhënës klasor
SHFMU “Zija Shemsiu” në Gjilan
Një edukatore mbështetëse
Shkolla Fillore e Muzikës
Një mësimdhënës për lëndën e Kitarë dhe muzikë kamertale, 10 orë
Një mësimdhënës për lëndën e Trompetës 10 orë
Një mësimdhënës për lëndën e pianos zëvendësim pushim i lehonisë deri 26.04.2019
Një mësimdhënës për lëndën e Perkusione 10 orë
Një mësimdhënës për lëndën e violinës 10 orë, zëvendësim pushim i lehonisë
SHFMU “Vatra e Diturisë” në Livoq të epërm
Një mësimdhënës klasor
SHFMU ”Esat Berisha” në Llashticë
Një mësimdhënës i gjuhës angleze 13 orë, pushim i lehonisë me kontratë deri 15.05.2019
SHFMU ”Selami Hallaqi” në Gjilan
Një mësimdhënës klasor, pushim pa pagës prej 14.01.2019 deri 14.01.2020
SHFMU ”Thimi Mitko” në Gjilan
Një mësimdhënës të gjuhës shqipe, zëvendësim pushim mjekësor
Një mësimdhënës të gjuhës shqipe, zëvendësim pushim mjekësor
SHFMU ”Abdulla Tahiri” në Malishevë
Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut, pushim i lehonisë deri më 01.04.2019
Institucioni Parashkollor
IP “Dardania” Gjilan
Një Edukatore
IP “Ardhmëria I” Gjilan
Një Edukatore
Shkollat e Mesme të Larta
Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”
Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës në kohë të caktuar në vend të drejtorit
Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut me plotësim norme në SHFMU”Mulla Idris Gjilani”, zëvendësim pushim pa pagesë
Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës angleze 14 orë zëvendësim në vend të Leonora Bunjaku
Një mësimdhënës i lëndës së historisë me 10 orë, zëvendësim pushim pa pagesë deri më 30.06.2019
SH.M.L. “Marin Barleti”
Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut për 15 orë
3. Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”
Një mësimdhënës për lëndën e TIK-ut 14 orë, zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 18.05.2019
Një mësimdhënës për lëndën e TIK-ut 10 orë, me kohë të caktuar deri më 18.05.2019
SH.M.T. “Mehmet Isai”
Një mësimdhënës për lëndën e komunikacionit zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 21.03.2019
SH.M.M. “Asllan Elezi”Gjilan
Një mësimdhënës për lëndë mjekësore, 10 orë me kohë të caktuar deri më 30.06.2019
Një mësimdhënës për lëndë mjekësore zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 15.05.2019
Një mësimdhënës për lëndë mjekësore 16 orë me kohë të caktuar deri më 30.06.2019
Një mësimdhënës i stomatologjisë prej datës 14.01.2019 deri 28.02.2019
Një mësimdhënës për lëndë matematikës 12 orë plotësim norme në shkollën e muzikës
SH.M.B. “Arbëria”Gjilan
Një mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë 10 orë, zëvendësim pushim i lehonisë
Kontratat e punës (përveç pushimeve të lehonisë dhe atyre të përcaktuara) lëshohen deri më 31.08.2019. Pas skadimit të këtyre kontratave për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2019/2020, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.

Kushtet e konkursit:

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit .

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur emrat e shkollave ku aplikon.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Shperndaje:

Cmimi:

Me Marrveshje

ShesBlej Google Play